Flash News

E-TJERA

"Të rinjtë hëngrën dru se shkatërruan pronën publike", Malkaj: Po neve që e mbrojmë, pse na rrahin?

"Të rinjtë hëngrën dru se shkatërruan pronën
Në foto: Aktori shqiptar, Mehdi Malkaj

Aktori i mirënjohur shqiptar, Mehdi Malkaj, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj 4 aktivistëve të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

I pranishëm në protestën e sotme, krahas aktivistëve të tjerë, Malkaj shprehet: “Të rinjtë hëngrën dru se shkatërruan pronën publike, po demonstruesit për Teatrin që mbrojnë pronën publike, pse rrihen?”.

“Policia jonë, kur të rreh, të rreh me dashuri.  Dolën edhe adoleshentët, dogjën edhe pemën sintetike nga Kina. Për këtë, ata hëngrën dru.  Tani, ne që kemi 3 vjet dhe nuk ndërpresim protestat, do të vazhdojmë derisa të kemi frymë.

Ata hëngrën dru se shpartalluan pronën publike, po ne pse hamë dru, pse mbrojtëm pronën publike? Populli shqiptar thotë se ai që të rreh të do, po kur të rreh shumë si i bëhet?”, tha aktori Malkaj.

Të fundit