Flash News

E-TJERA

“Të rinjtë me pagë 4 mijë euro në muaj”, deputeti sfidon Ramën: Publiko pagesat e taksave, ose prano se gënjen

“Të rinjtë me pagë 4 mijë euro në muaj”,

Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar të provojë me fakte deklaratën e tij se rreth 100 të rinj në Korçe paguhen nga 1000-4000 euro në muaj për punën e tyre në internet.

Në një status në rrjetet sociale, Përmeti i kërkon Ramës që të provojë se nuk po gënjen, duke publikuar pagesat e taksave e tatimeve për të ardhurat e këtyre të rinjve, që sipas tij enden rrugëve dhe nuk gjejnë dot as një punë me pagë 200 euro.

“Të rinjtë me pagë 4 mijë euro në muaj”,

Statusi:

Sfide publike per nje genjeshtar.

Rama sot deklaroi se te pakten 100 te rinj ne Korce paguhen nga 1000-4000 euro ne muaj per punen e tyre ne internet. Njesoj si me aeroportin e Kukesit, njesoj si me aeroportin e Vlores, njesoj si me rindertimin e shtepive te rrezuara nga termeti, Edi Rama tha dicka sa per te thene, u tall me te rinjte korcar te cilet kane veshtiresi te gjejne pune me rroge minimale e jo me te sigurojne 4000 euro rroge mujore. Rama sot genjeu dhe une e sfidoj publikisht te provoje kete qe ka deklaruar.

Sipas Edi Rames jane te pakten 100 te rinj qe paguhen nga 1000-4000 euro ne muaj. Pra neqoftese e perllogarisim me mesatare, del qe 100 te rinj te paguhen me 2000 euro ne muaj (perafersisht). Pra pagesa hyrese per keta te rinj eshte 200.000 euro ne muaj ose 2.4 milion euro ne vit. Z. Rama neqoftese nuk ke genjyer te sfidoj te publikosh pagesen e taksave dhe tatimeve per 2.4 milion euro te ardhura te ketyre te rinjve. Sigurisht nuk mund te fshihesh mbas pretendimit qe eshte pune e padeklaruar ne internet sepse ju e dinit, madje ju e dinit saktesisht edhe numrin e te punesuarve edhe sa paguhen, pra ose eshte vetpunesim i deklaruar (sic e parashikon ligji) ose ju thjesht genjeni.

Une jam ne pritje..., edhe te rinjte korcar qe enden rrugeve ne kerkim te nje pune me page 200 euro.

Të fundit