Flash News

E-TJERA

Të rinjtë shtyjnë makinën e bllokuar në borë/ E moshuara ndërron jetë rrugës për spital

Të rinjtë shtyjnë makinën e bllokuar në borë/ E
Foto nga vendngjarja

Një e moshuar ka ndërruar jetë rrugës për në spital në Dibër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Limjan, Dibër.

Familjarët ishin nisur me makinë për ta transportuar në spital, por rruga ishte e bllokuar nga dëbora.

Kanë qenë të rinjtë e fshatit që kanë ndihmuar, duke shtyrë makinën dhe hapur rrugën me lopata, por makina nuk ka arritur në kohë në Peshkopi.

E moshura nuk ka mundur të përballojë të ftohtin dhe ndërruoi jetë pa mbërritur në spital.

Të fundit