Flash News

E-TJERA

Të rinjtë, të papunë dhe të dekurajuar/ INSTAT nxjerr shifrat, në cilin sektor punësimi ka shënuar rritje

Të rinjtë, të papunë dhe të dekurajuar/ INSTAT nxjerr

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,6 % në tremujorin e dytë të këtij viti. Ajo ka pësuar një ulje të vogël prej 0,3%, krahësuar me tremujorin e mëparshëm.

Sipas INSTAT, shkalla e punësimit në këtë tremujor për popullsinë 15-64 vjeç është 60,7 %. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,9 %.

INSTAT thotë se gjatë tremujorit të dytë të vitit, 18,1 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, ishin në pension dhe në paaftësi të përhershme.

11,6 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive janë klasifikuar si të papunë të dekurajuar, pasi besojnë se nuk ka punë të disponueshme. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 9,2 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Ndërsa në terma vjetorë dhe sipas sektorëve, punësimi është rritur me 10,8 % në industri dhe me 3,1 % në shërbime. Ndërkohë në sektorin e bujqësisë ka ardhur në zbritje me 6,6 %.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit