Flash News

E-TJERA

"Të sëmurët me kancer, të dënuar me vdekje", mjeku i revoltuar me analistin: O sharlatanë!

"Të sëmurët me kancer, të dënuar me vdekje",

Mjeku Erion Dasho ka reaguar i revoltuar pas deklaratës së analistit Lorenc Vangjeli mbrëmë në emisionin 'Opinion' se të sëmurët me kancer janë njerëz të dënuar me vdekje dhe se ata trajtohen njëlloj si në Tiranë, Paris dhe Neë York"!!!'. 

Në rrjetet sociale, mjeku e cilëson deklaratën të dënueshme, për një fushë kaq delikate si trajtimi i të sëmurëve me tumor!

"E papranueshme dhe e dënueshme deklarata e djeshme e tellallit të Boratit se "të sëmurët me kancer janë njerëz të dënuar me vdekje dhe se ata trajtohen njëlloj si në Tiranë, Paris dhe New York"!!!
O sharlatanë, gjithologë!
Merruni me lëpirjen se atë punë dini ta bëni siç duhet! Lëreni mjeksinë në punën e saj, sidomos në një fushë kaq delikate si trajtimi i të sëmurëve me tumor!
Në botën e qytetëruar që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarit dhe jo për xhepat e oligarkëve, të sëmurët me tumor konsiderohen prej vitesh të sëmurë kronikë dhe jetojnë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe dinjitoze!
Neveri për median kazan që u jep hapësirë sharlatanëve...", shkruan mjeku. 

Të fundit