Flash News

E-TJERA

“Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore”, paralajmëron Ademi: Përmbytjet mund të zgjasin deri në pranverë

“Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore”,
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka kërkuar sërish shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila u kundërshtua nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në një komunikim për mediat, kryebashkiakia deklaron se situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është rënduar ndjeshëm dhe vetëm sot janë regjistruar më shumë se 3 mijë hektarë nën ujë.

Po ashtu, ajo paralajmëron autoritetet qendrore që të merren masat e propozuara, pasi situata e përmbytjeve mund të zgjasë deri në pranverë.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është rënduar ndjeshëm! Ditën e sotme, janë më shumë se 3 mijë hektarë nën ujë.

Në një komunikim me mediat kam përsëritur sot, për të disatën here, në emër të banorëve, kërkesat tona:

-Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.

-Mbështetjen me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç në një sasi 500 ton.

-Dëmshpërblimin e banorëve dhe fermerëve për dëmet e shkaktuara nga uji I shkarkuar nga hidronectralet në kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Fakti që qyteti i Shkodrës nuk ka patur asnjë problem dhe ka kulluar pavarësisht reshjeve, tregon se shkaku i përmbytjeve nuk është shiu.

Parashikimet flasin për reshje shiu dhe rritje temperaturash në zonat malore, duke rrezikuar shkrirjen e bores dhe akullit në male. Situata e rënduar për shkak të përmbytjeve, parashikojmë të zgjasë deri në pranverë.

Ndërkohë, kemi nisur procedurat për sigurimin e bazës ushqimore për gjënë e gjallë për një sasi 150 ton, pasi na u refuzua procedura e përshpejtuar”, njofton kryetarja e Bashkisë.

 

Të fundit