Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Gjermania Silvester Dizdari, në kërkim për pastrim parash në inceneratorin e Fierit

Ekstradohet nga Gjermania Silvester Dizdari, në kërkim për

Janë ekstraduar nga Gjermania dhe Greqia, dy persona, të shpallur në kërkim njëri për tentativë vrasjeje dhe tjetri për pastrim parash. 

Silvester Driza, i ekstraduar nga Gjermani, është shpallur në kërkim për “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, për të cilën Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i caktoi masën e sigurisë, “Arrest në burg”

"Shtetasi S. D. ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit", njofton policia.

Mihal Mërkuri 44 vjeç, i ekstraduar nga Greqia, është dënuar me 10 vite burgim për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

"Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë", njofton policia.

Të fundit