Flash News

E-TJERA

Të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, ndalohen babai me dy djemtë në Krujë

Të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, ndalohen babai

Policia e Krujës ka ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim për veprën penale  "Kultivim i bimëve narkotike".

Ndalimi i personave, babait dhe 2 djemve të tij, bashkë me një tjetër person, u bë në fshatin Nikël, ku forcat e policisë kanë evidentuar një sipërfaqe toke të mbjellë me lëndë narkotike kanabis sativa, të cilat dyshohet se këta persona i kanë kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

K. S., 65 vjeç, F. S., 27 vjeç, F. S., 27 vjeç, (babai dhe djemtë e tij), dhe N. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mukje, Krujë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, në muajin maj 2021, kanë evidentuar në fshatin Nikël, në afërsi të bregut të lumit “Zezë”, një sipërfaqe toke të mbjellur me lëndë narkotike cannabis sativa të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. 

Të fundit