Flash News

E-TJERA

“Të shpëtojmë doktorin!”, u prek nga Covid-19,  miqtë e kolegët apel për ndihmë për mjekun Drini Dobi

“Të shpëtojmë doktorin!”, u prek nga Covid-19,
Mjeku Drini Dobi

Mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi prej ditësh po lufton me Covid-19, i cili pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar për kurim të specializuar në Itali.

Mjekët italianë kanë ngjallur shpresat se doktor Dobi mund t’ia dalë, por vetëm nëse i sigurohet trajtimi dhe qëndrimi në spital për disa javë.

Për këtë, miqtë, kolegë, e personazhe të njohur kanë nisur një ‘fushatë’ në rrjetet sociale për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit në spitalin italian dhe mbulimin e plotë të kurës së tij, një kosto që shkon deri në 50 mijë euro.  

Miqtë e tij kanë hapur një llogari bankare me këto të dhëna:

Emri i Përfituesit: Florida Dobi

Numri i Llogarisë: 00000512292

IBAN: AL74 2121 1401 0000 0000 0051 2292

Emri i Bankës: CREDINS BANK

Swift: CDISALTR

Drini Dobi është një ndër mjekët neurologë më të mirë në Shqipëri. Ai ka punuar për më tepër se dy dekada në QSUT dhe prej dy vitesh drejton Shërbimin Neurovaskular aty.

“Të shpëtojmë doktorin!”, u prek nga Covid-19,“Të shpëtojmë doktorin!”, u prek nga Covid-19,“Të shpëtojmë doktorin!”, u prek nga Covid-19,

Të fundit