Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë mes shqiptarëve në Itali, një i plagosur rëndë

Të shtëna me armë mes shqiptarëve në Itali, një i

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas disa të shtënave mes tij dhe një bashkëkombësi në zonën e Bibione në Itali.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në banesat publike në rrugën Stelli Sirio. Sipas raportimeve paraprake, tre shtetas me kombësi shqiptare janë përfshirë në një konflikt, ku njëri prej tyre ka qenë i armatosur me pistoletë.

55-vjeçari i armatosur ka shkuar në banesën e bashkëkombësit të tij dhe e ka qëlluar atë tre herë me armë. Mësohet se i pranishëm ka qenë edhe një shqiptar tjetër. I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e afërt të zonës në gjendje të rëndë. Ndërsa dy të tjerët janë marrë në komisariat.

Thuhet se shkak për konfliktin janë bërë paratë ndërsa të tre shqiptarët punonin në të njëjtin vend si kopshtarë në një agjenci në Bibione. Grupet hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Të fundit