Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagosen 17 persona

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagosen 17 persona

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme  në një lokal  në qendër të Prishtinës, kanë mbetur të plagosur 17 persona nga të shtënat me armë zjarri.

 Mësohet se 7 prej tyre kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ndërsa njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deklarata e plotë e policisë: 

Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga objekte qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore . 

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të përfshirë në rast, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

Të fundit