Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Greqi, plagoset 51-vjeçari shqiptar

Të shtëna me armë në Greqi, plagoset 51-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Portin e Paxos, në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 51-vjeçar me origjinë shqiptare. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri ndodhen në spitalin e Paxos duke marrë trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve, në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë okularë. Disa fqinjë dëgjuan një të shtënë, dolën nga një dyqan dhe panë një të plagosur në tokë. Më pas kanë njoftuar rojet bregdetare.

Të fundit