Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Kamëz, një i vrarë dhe një i plagosur

Të shtëna me armë në Kamëz, një i vrarë dhe

Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në Laknas.

Si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Njoftimi i policisë: 

Kamëz-Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit