Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona

Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit. Të plagosur kanë mbetur shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Policia bën me dije se nga hetimet e para dyshohet se autorë të plagosjes janë dy vëllezër, shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Të fundit