Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Lezhë! Autori qëllon me tre plumba në drejtim të shoferit

Të shtëna me armë në Lezhë! Autori qëllon me tre

Drejtuesi i një furgoni u qëllua me armë zjarri pas një sherri me një person tjetër në Lezhë.

Mësohet se autori qëlloi tre plumba në drejtim të shoferit në momentin që ai ndodhej brenda mjetit.

I plagosuri nga Laçi është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme (25 nëntor) pranë tregut të qytetit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

 

 

Të fundit