Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Danimarkë, raportohet për disa viktima
Policia daneze thotë se disa persona janë goditur nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë. Të shtënat ndodhën në qendrën tregtare Field, një nga më të mëdhatë në Skandinavi.
Breaking: Police confirm that multiple people were shot at Field’s Mall in Copenhagen, Denmark. Harry Styles is expected to perform in a nearby arena later tonight. pic.twitter.com/F7pcaoB7Hp
— PM Breaking News (@PMBreakingNews) July 3, 2022
“Një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen”, shkroi policia e Kopenhagës në Twitter, duke shtuar: “Aktualisht nuk mund të zbulojmë më shumë për identitetin e personit”.
"Ne jemi të pranishëm në një numër të madh në Fields dhe po punojmë për të pasur një pasqyrë të ngjarjes. Do të përditësojmë këtu sa më shpejt që të mundemi," shtuan ata në Twitter.
Fotografitë e Reuters tregojnë njerëz që ikin nga qendra tregtare, duke përfshirë familjet me fëmijë të vegjël. Një tjetër foto tregon policinë e armatosur duke qëndruar pranë një ambulance në rrugë jashtë.
Fotografitë e shpërndara nga organizatat e mediave lokale tregojnë policinë e armatosur rëndë që po shkonte në vendngjarje dhe të paktën dhjetë ambulanca.
Këngëtari britanik Harry Styles pritej të performonte në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme në një ambient afër qendrës tregtare.
Sipas mediave të huaja, raportohet për disa viktima, ppor ende është një informacion që nuk është saktësuar.