Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në qendër të Athinës, plagoset shqiptari

Të shtëna me armë në qendër të Athinës,

Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmë në qendër të Athinës në Greqi.  

Mediat greke bëjnë me dije se rreth orës 22:00, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë një shqiptar, në rrugën Chios, në Agios Pavlos në Metaxourgeio.

I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Burime policore e atribuojnë ngjarjen si mosmarrëveshje personale mes të plagosurit dhe autorit.

Të fundit