Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në plazhin e Radhimës, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë në plazhin e Radhimës, dyshohet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Mesditën e sotme, një person ka qëlluar më armë zjarri në afërsi të plazhit në Radhimë.

Ende nuk është zyrtarizuar, por dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin paraprak.

 

Të fundit