Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Kavajë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Kavajë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në Rrogozhinë. 

Sipas policisë, dy vëllezër plagosin me armë zjarri një 43-vjeçar banues në Rrogozhinë pas një konflikti për motive të dobëta dhe më pas janç shpallur në kerkim. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë/ Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta një shtetas, Policia identifikon autorët dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e tyre.


Më datë 30.06.2024, rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit