Flash News

E-TJERA

Atentat në Shëngjin, vritet ish-kandidati për deputet i Tom Doshit

Atentat në Shëngjin, vritet ish-kandidati për deputet i Tom

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Shëngjin. Nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person.

Viktima është identifikuar si Ardian Nikulaj, biznesmen i njohur në Shëngjin. Nikulaj është ekzekutuar në një lokal pranë portit.

50-vjeçari ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

"Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit