Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Suedi, raportohet për të paktën tre të vdekur

Të shtëna me armë në Suedi, raportohet për të

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në qytetin e Uppsalës në Suedinë Jugore, duke shkaktuar alarm dhe panik në mesin e banorëve. Sipas mediave lokale, ngjarja ka rezultuar me viktima, ku një prej tyre raporton se të paktën tre persona kanë humbur jetën, megjithatë këto të dhëna nuk janë ende të konfirmuara zyrtarisht.

Policia suedeze bëri me dije se ka marrë telefonata nga qytetarë që dëgjuan të shtëna në afërsi të Sheshit Vaksala, në qendër të qytetit. Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e plota të incidentit.

Sipas informacioneve të publikuara nga gazeta Aftonbladet, ngjarja e rëndë ndodhi brenda një salloni bukurie, pak pas orës 17:00 me orën lokale. Autori i dyshuar, sipas dëshmitarëve, është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimave apo të dyshuarit, ndërsa operacioni për kapjen e tij vijon. Zona përreth është rrethuar dhe hetimet janë në zhvillim.

Të fundit