Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person

Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje

Vritet me armë zjarri një person në zonën e Sukthit në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Sukthit. Sipas të dhënave të para, i vdekur ka mbetur personi i identifikuar si Arben Mërkuri, 48 vjeç është qëlluar me breshëri automatiku.

48-vjeçari, i njohur si person me precedent penal në fushën e narkotikëve, është dërguar në spital në gjendje kritike, por ka ndërruar jetë. 

"Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç. Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.  Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia. 

 

Të fundit