Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Tropojë, ekzekutohet një person

Të shtëna me armë në Tropojë, ekzekutohet një

Një person ka mbetur i pajetë në Tropojë. Ai është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Çerem, rreth orës 15:30.

Dyshohet se viktima dhe autori janë nga i njëjti fshat. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur identifikimin e autorit të krimit dhe viktimës.

I pajerë ka mbetur shtetasi I. Goci, ndërsa autori i është A.Ismailsufaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit