Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë tek ‘Ish Parku i Autobusëve’ në Tiranë, plagosen dy të rinj

Të shtëna me armë tek ‘Ish Parku i Autobusëve’
Foto ilustruese

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite në zonën e ‘Ish Parku i Autobusëve’ në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, për shkaqe ende të paqarta. 

"Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit Aleksander Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia. 

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit