Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës, qëllohet drejt një banese në Lundër

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës, qëllohet

Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Lundër, ku gjatë natës një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese.

Sipas njoftimit të policisë të shtënat ndodhën në fasadën e katit të tretë të një ndërtese të pabanuar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit