Flash News

E-TJERA

Atentat në Astir/ Breshëri plumbash mbi ‘Audi-n’, dy të vdekur  

Atentat në Astir/ Breshëri plumbash mbi ‘Audi-n’, dy
Foto Ilustruese

Një atentat ka tronditur zonën e Astirit. Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi kundrejt një mjeti tip 'Audi'.

Nga verifikimet paraprake, është konfirmuar se dy personat që ndodheshin në brendësi të ‘Audi-t’ kanë ndërruar jetë në vend. Dyshohet se autorët kanë pritur që makina të ndalonte për të qëlluar me armë drejt mjetit. 

Policia ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët e ngjarjes, teksa ende nuk dihet identiteti i viktimave. 

Njoftimi i policisë:

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Për pasojë janë vrarë dy persona.

Mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë  zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Të fundit