Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në bjeshkët e Munellës, 6 gëzhoja pranë një stani

Të shtëna me armë në bjeshkët e Munellës, 6

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Bjeshkët e Munellës në afërsi të një stani.

Sipas policisë, ka qënë pronari i stanit ai i cili ka deklaruar se pranë stanit të tij janë dëgjuar të shtëna me armë dhe janë gjetur 6 gëzhoja në vendngjarje. 

“Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja”, njoftoi sot policia.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e të shtënave dhe për të zbuluar motivet e këtij akti. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Të fundit