E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, detajet e para

Janë shënuar të shtëna me armë zjarri në Bulqizë sot pasdite. 

Nga të dhënat e para mesohet se eshte qëlluar ne drejtim të një makinë të parkuar.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

"Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje", njofton policia. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit