Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një biznesi në Kurbin

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një biznesi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Gjorem të Kurbinit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një dyqani, ku shiteshin rroba.

Fatmirësisht, nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat.

“Është identifikuar një person që ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani. Ka vetëm dëme materiale”, thuhet në reagimin e policisë.

Dyqani është në pronësi të një banori vendas nga Gjormi, teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

 

Të fundit