Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset ish-kandidati për kryetar të PS

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një lokal në zonë të Durrësit.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur, Ardit Kërtusha ish-kandidat për kryetar PS-je në Durrës. Sipas policisë, Kërtusha është përfshirë në një sherr për motive të dobëta, e për pasojë është qëlluar me armë në këmbë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2020, Kërtusha kandidoi për kreun e PS në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit