Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Koplik, plagoset 32-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Koplik, plagoset

Një 32-vjeçar është plagosur me pistoletë. Mësohet se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta mes dy personave.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

“Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit