Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, plagoset 33-vjeçari në dhomën e hotelit; policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, plagoset
Foto Ilustruese

Një 33-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në një dhomë hoteli në Ksamil. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas policisë, janë shoqëruar 7 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, ndërsa vijon puna në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit