Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, 45-vjeçari gjendet i plagosur në rrugë

Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë,

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave e armë zjarri në Kuçovë.

Nga raportimet paraprake, mësohet se i plagosuri gjendet i shtrirë për tokë, i identifikuar si A. B i moshës 45 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë për rrezikut për jetën.

"Kuçovë/ Informacion paraprak. Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit  për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor,  shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë  për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje", njofton policia. 

Të fundit