Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dy kushërinj tentuan të vrisnin një person

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, dy kushërinj

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mesditën e kësaj të premte, në qytetin e Kukësit.

Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit, ku dy shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.

Ky i fundit është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë thuhet se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Të fundit