Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset një person

Plagoset me armë zjarri një person në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë Lagunës së Patokut. Sipas policisë, nga të shtënat ka mbetur i plagosur B. P., 49 vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kurbin / Informacion paraprak

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit