Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Laç, ekzekutohet biznesmeni me dy emra

Të shtëna me armë zjarri në Laç, ekzekutohet
Në foto/ Viktima, Rakip (Pilot) Roli i ekzekutuar sot në Sanxhak, Laç

Një 55-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri, në dalje të Laçit në zonën e quajtur Sanxhak.

Mësohet se viktima është biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë në kohën kur ëdshtë qëlluar me breshëri armësh.

Policia ka ngritur grupet e kontrollit për të kapur autorin ose autorët e ngjarjes. Ndërsa drejt Laçit mësohet se janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale, të cilët do të zbardhin detaje të tjera nga ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit