Flash News

E-TJERA

Atentat tek dera e shkollës në Lezhë, një i plagosur rëndë

Atentat tek dera e shkollës në Lezhë, një i plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mëngjes në Rrile të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile, ku një 45-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa ecte me makinë.

I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

"Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

 

Të fundit