Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të qytetit të Lezhës, ku janë shpërthyer të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, Egzon Gega ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gega, është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks.

Ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo gjendja e tij shëndetësore.

 

 

Të fundit