Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe, detajet nga policia

Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe,
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në Malësi të Madhe.

Sipas informacionit paraprak nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, teksa një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së L. K., në të cilën ndodhej vetëm djali i tij 19 vjeç.

Nga të shtënat nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.

“Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit