Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe, dy

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri sot në Malësi të Madhe.

Mësohet se të plagosur mbetën Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spital.

Sakaq, autori i plagosjes është identifikuar si Lul Rakaj.  Mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:  

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të fundit