Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Kamzë në orët e para të mëngjesit

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur në një lokal në bulevardin “Donald Trump”. Nga të shtënat, janë thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M., që në momentin e ngjarjes ka qenë i mbyllur.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M..

Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

  

Të fundit