Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Orikum, plagoset në kokë me qytën e pistoletës 37-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Orikum, plagoset në

Shënohen të shtëna me armë zjarri në afërsi të portit të jahteve, në Orikum.

Sipas policisë, dy persona dyshohet se janë konfliktuar mes tyre dhe për pasojë është goditur në kokë me qytën e pistoletës 37-vjeçarit E.Sh.

Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet  me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.

 

Të fundit