Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Sauk, plagoset një shtetas turk

Të shtëna me armë zjarri në Sauk, plagoset një shtetas

Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Saukut në Tiranë.

I plagosuri është dërguar në spital. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në ambientet e një lokali.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit