Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 19-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë e për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri.

Sipas të dhënave të para, i plagosur ka mbetur 19-vjeçari Reginaldo Kaçorri. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali te kompleksi “Dinamo”, pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar. 

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Të fundit