Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Vritet një person dhe plagoset ish-prokurori i "21 Janarit"

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Vritet një

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në zonë pranë Gjykatës së Tiranës. Nga shtënat mësohet se ka mbetur i vrarë shtetasi Kudret Saliaj dhe është plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, me profesion avokat.

Cama është avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riun Klodian Rasha. Ai ka qenë dhe prokuror i çështjes së 21 janarit.

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe plagosjes. Behet fjale për shtetasin me inicialet Mexhit Picari.

Nga informacionet paraprake, mësohet se babai ka vrarë ish-dhëndrin i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij, por ende nuk ka informacion zyrtar.

Qytetarët kanë dëshmuar se kanë dëgjuar katër të shtëna. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Të fundit