Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në fshatin Brataj të Selenicës.
Autoritetet policore raportojnë se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.