Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri 54-vjeçari në qendër të Tepelenës, pronar i një biznesi

Vritet me armë zjarri 54-vjeçari në qendër të

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në qendër të Tepelenës.

Një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë ndërroi jetë. Sipoas të dhënave të para, perosna ende të paidentifikuar kanë qëlluar Çajup Selimi 54 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se Selimi ishte pronar i një biznesi në Tepelenë.

Më herët ai ishte dhunuar disa herë dhe ishte paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, kjo pasi ishte goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës.

Në dëshminë e tij Selimi në atë kohë kishte deklaruar e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kishin kërcënuar me thika duke e goditur me grushte për shkak të konkurrencës.

 

 

 

Të fundit