Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit të trenit në Lushnjë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit të trenit

Regjistrohen të shtëna me armë zjarri pasditen e sotme në afërsi të stacionit të trenit, në Lushnjë.

Për pasojë, një person K. M., 44 vjeç, banues në Saravë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, rrethanat janë të paqarta, ndërsa ka nisur punën për  identifikimin e autorit.

“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Kujtim Mema, 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në  të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia.

Të fundit