Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, kush ishte objektivi i atentatit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, kush ishte objektivi i

Të shtëna me armë janë regjistruar në mesditë në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake është qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje, pranë stadiumit "Elbasan Arena".

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Ky i fundit u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Deri më tani, policia ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, kush ishte objektivi i

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, kush ishte objektivi i

Ditari politik

Të fundit