Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri te stacioni i Trenit në Durrës, plagoset 25 vjeçari

Të shtëna me armë zjarri te stacioni i Trenit në

Durrësi nuk gjen qetësi.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e Stacionit të Trenit.

Nga të dhënat e para nga policia, një person ka mbetur i plagosur, por eshte jashte rrezikut per jeten. 

Informacioni i policise:

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

Të fundit